Portofoli

PROJEKTI “GO GREEN”

Portofoli

Ndër projektet e para që Tring ka mbështetur në kuadër të përgjegjësisë sociale është projekti “Go Green”. Ne kemi zgjedhur Green Recycling si bashkëpunëtorin e tonë për të mbrojtur ambientin në të cilin jetojmë. Ky projekt  është një nismë mjedisore, e ndërmarrë nga kompania Tring në vitin 2014 e cila synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina. ‘’Go Green’’ ka si qëllim të edukojë brezat për të bërë ndarjen e diferencuar të mbetjeve dhe të dallojnë ( e të qëndrojnë larg) nga mbetjet e rrezikshme në zyrat e kompanisë sonë. Në kuadër të projektit ” Go Green’’ Tring ka vendosur kosha riciklimi për letër dhe karton, qelq e plastikë, mbetje paisjesh elektrike dhe elektronike në ambjentet e zyrave.

Tring ka kontribuar në ruajtjen e burimeve të pakta dhe/ose të shterueshme si pemët, uji apo petroli. Kjo iniciativë në vetvete ka si qëlllim përfundimtar bamirësinë.  Të gjitha të ardhurat nga ky projekt do të shkojnë për fëmijët në nevojë.