Mundesi punesimi

Vende vakante 

Pozicionet vakante të punës publikohen në kete faqe të Concord Investment. Gjithashtu ato mund të botohen në gazeta të ndryshme apo në portalin e shoqërisë/ve me të cilat lidhim marrëveshje shërbimi për këtë qëllim.

Inxhinier Civil

Përshkrimi

Marina Limion është kompani e specializuar në zhvillimin e projekteve ndërtimore private e publike.

Marina Limion shpall vakant pozicionin “Inxhinier ndertimi” per ndertime civile dhe industriale

Detyrat

Inxhinieri i ndertimit do të kryej:

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike,
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim,
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit,
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si proces- verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj,
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi,
  • Kontrollin e firmave nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier,
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm,
  • Aprovimin e materialeve që përdoren në kantier,
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë,
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta,
  • Hartimin e situacioneve periodike në përputhje me librezat e masave
  • Mbajtjen e ditarit të punës,
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike,
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve,
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit ose Mekanike,
  • Të zotërojë njohuri të mira të ”AUTOCAD”, si dhe të ”Paketës Office”,
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese,
  • Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve,
  • Të ketë përvojë pune mbi 7 vite si Inxhinier Zbatimi në ndërtimtari në objekte civile dhe rezidenciale,
  • Preferohet të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj (CV) në adresën klejdja.kastrati@marinalimon.al 

 

Aplikim

Për te aplikuar për mundesi punesimi, personat e interesuar duhet të dërgojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore ( info@concordinvestment.al ) :

  • CV-në e përditësuar;
  • Letrën e interesit.

Per te aplikuar nepermjet faqes web mund te plotesoni te dhenat tuaja si me poshte: