Portofoli

Arameras Beach Resort

Portofoli

Vetëm pak kilometra në jug të Ksamilit, aty ku nga një kodër piktoreske mbi det, mund të kundrohet një panoramë e paimagjinuar më parë, teksa gjendet me tërë madhështinë e saj Arameras Beach Resort, e cila mbetet një zgjedhje që nuk zhgënjen kurrë për pushime perfekte dhe të pa harrueshme.

Arameras është një Resort i shkëlqyer i cili do t’i kthejë ditët tuaja të qëndrimit aty në një histori kënaqësie dhe relaksi të pakufishëm, ku pushuesit i pret një strukturë hotelerie prej 75 vilash të ndërtuara me gurë, duke e bërë kështu qëndrimin e kujtdo pushuesi, një eksperiencë të pashlyeshme nga kujtesa.

Pushuesit në Arameras Beach Resort janë përherë të mahnitur nga perëndimet magjike të diellit dhe kjo është padyshim një eksperiencë që duhet shijuar në çdo detaj, për t’i dhënë kështu më shumë kuptim jetesës në Arameras.

Ambientet janë totalisht fantastike dhe shërbimi pranë detit të kaltër, ju dhuron ndjenjën e të qenit plotësisht nën kujdesin e duhur, pra atë që edhe ju meritoni për pushimet tuaja aq shumë të pritura. Arameras Beach Resort, ndodhet përballë ishullit grek të Korfuzit, dhe është totalisht i gërshetuar me një super peizazh të rrallë mesdhetar.

Sigurisht që në këtë Resort pushuesit mund t’i gjejnë të gjitha, përfshirë këtu beach-bar ekzotik, restorantin me gatimet më unike, çadra dhe shezllone, parking të garantuar, etj. Secili pushues është nën kujdesin e një stafi profesionistësh të dedikuar për të ofruar shërbime në kohë dhe me cilësi të pakrahasueshme.

Në Arameras jetohen momente të paharrueshme, kjo falë natyrës përrallore të gërshetuar me ujin e detit kristal të Jonit. Në Arameras Beach Resort ju mund të gjeni komoditet të plotë dhe shërbim të dedikuar, për një super kënaqësi të paimagjinueshme, totalisht në privatësi maksimale.

Relaksohuni pra në Viletat Individuale të Resortit me një super pamje panoramike të detit Jon, duke shijuar ekskluzivisht perëndimin magjepës të diellit mbi Kanalin e Korfuzit.

Shijoni pra pushimet tuaja në Arameras – Ksamil duke zbuluar skajin më jugor të Rivierës Shqiptare, dhe zhytuni në detin e kaltër të një plazhi me rërën e bardhë si dëborë, duke eksploruar kështu margaritarin e sapozbuluar të Rivierës Shqiptare.

Arameras, më shumë se një përvojë e rrallë dhe e veçantë, për t’u mbajtur jashtëzakonisht gjatë në kujtesën tuaj.

Për rezervime:
Ksamil, Albania
T. +355 69 286 7349
T. +355 68 600 5041
E. info@arameras-resort.al