Shoqëria “Alba Beton” është krijuar në vitin 1996 dhe sot njihet si një ndër kompanitë lider në  industrinë e prodhimit të betonit në Tiranë. Me një eksperiencë mbi njëzetvjeçare, kompania “Alba Beton” prodhon dhe furnizon tregun me beton të markave të ndryshme, me cilësi të lartë, për çdo projekt në fushën e ndërtimit. Një nga elementet kryesore dhe strategjike për zhvillimin e kompanisë është që të plotësojë nevojat e klientëve, në mënyrë që të sigurojë cilësi dhe standardet më të larta teknologjike, sipas standardeve europiane (EN-206).

                                       http://www.albabeton.al/

Kompania “Adriatika Beton”, pjesë e grupit “Edil Al” është krijuar në vitin 2003, në fushën e prodhimit të materialeve të ndërtimit. Ajo ushtron aktivitetin e saj në një vend strategjik në Shkozet/Durrës, me qasje në rrugët kryesore, për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejtë transportin e betonit, duke garantuar cilësinë dhe sasinë e kërkuar.