Fiori Di Bosco

Projects

Fare pranë qëndrës së kryeqytetit, e arritshme nga tre akse rrugësh kryesore, por maksimalisht e mbrojtur nga zhurmat dhe pluhurat; me arkitekture bashkëkohore dhe ekologjike, mes një pylli të gjelbëruar dhe freskisë ndodhet KOMPLEKSI RESIDENCIAL “FIORI DI BOSCO”:

 

Koncepti dhe dizajni i projektit i është besuar një prej studiove më të mira italiane “Oikos Progetti”. Kompleksi është konceptuar me një shpërndarje në gjashtë ndërtesa individuale, 10 kate secila, duke lënë hapësirë optimale midis tyre 35-40m. Në 28,000 m² tokë, mbi 50% është një zonë e gjelbër, e lirë për hapësira krijuese dhe gjelbërim, si dhe një park. Kjo realizon një pamje dhe privatësi për çdo apartament pavarësisht dyshemesë ose orientimit.