Portofoli

San Pietro Resort, projekti ambicioz në Samitin e Turizmit

Portofoli

Sektori i Turizmit është një industri prej 1.24 miliardë dollarë në Shqipëri dhe ka një rritje të shpejtë me 6.2%, çdo vit. Pritshmëritë janë që kjo industri të kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve deri në vitin 2028, një tregues mjaft i mirë për mundësitë e shumta dhe mjedisin favorizues për biznesin.

Eventi më i rëndësishëm në fushën e Turizmit është padyshim Samiti i Investimeve. Ai është një mundësi ideale për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet në këtë sektor, si dhe për të identifikuar projektet më ambicioze nëpërmjet takimeve personale me ministritë, si dhe me ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në Samitin e mbajtur më 27 nëntor 2018, projekti më i rëndësishëm u evidentua San Pietro Resort. Por pse dallon ky resort nga gjithë të tjerët?

San Pietro po e çon turizmin shqiptar në një tjetër nivel. Në mënyrë inotavore, ai kombinon  banimin dhe turizmin, ndikon pozitivisht në zhvillimin e zonës duke i sjellë asaj saktësisht atë që mungon: Turizmin Elitar. Ai është projekti më i madh i këtij lloji, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajonin e Ballkanit.

Destinacion strategjik.
San Pietro është vendosur në plazhin e Gjirit të Lalëzit, që ofron mbi 250 ditë me diell, temperaturë mesatare 22 – 35°C dhe një sezon turistik prej shtatë muajsh. Gjithashtu, ndodhet jo më larg se 30 minuta nga Tirana, Durrësi, porti e aeroporti. Kjo do të thotë se turistët do të ndihen komodë për të vizituar zona të tjera turistike, përreth resortit.

Investimi i duhur.
Zona residenciale dhe shërbimi me 5 yje nga Melia Hotels International ofron një vend ideal pushimi, cilësi të ndërtimit dhe pamje të mrekullueshme.