Palasa Bay Resort

Projects

Kompleksi “Palasa Resort” është destinacioni turistik dhe rekreativ i standarteve të larta të cilësisë dhe sigurisë, në Shqipëri dhe në rajon. Është një projekt risi, i cili do të sjellë një vizion të ri në turizëm e një mënyrë jetese luksoze të një niveli të lartë.

Projekti “Palasa Resort” ka ndërthurur dizajnin modern me natyrë mesdhetare. Kompleksi do të zhvillohet me një përzierje të përbërësve të banimit, duke përfshirë vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme. Këto rezidenca gjenden midis gjelbërimit karakteristik të zonës. Gjithashtu, pozicionimi i kompleksit mundëson aksesin e lehtësirave dhe komoditeteve kryesore të jetesës. Palasa ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Jonit.

 

Kompleksi turistik, nën emrin “Palasa Resort” ndodhet në njërën nga zonat më të bukura të bregdetit të jugut në Dhërmi – vendodhja Palasë. E vendosur në zemër të Mesdheut, portë strategjike dhe urë lidhëse mes Ballkanit, Europës Perëndimore dhe Lindore, Shqipëria është një destinacion lehtësisht i aksesueshëm. Cilësuar si një destinacion botëror i rekomandueshëm ky vënd e meriton plotësisht këtë vlerësim duke ofruar një panoramë të mrekullueshme të të gjithë përbërësve të natyrës. Falë pozicionit në lidhje me rrjetin rrugor nacional dhe rajonal ndër më kryesorët në vend, ka një pozitë gjeografike mjaft të favorshme në komunikimin e afërt dhe të largët me qendrat e tjera urbane të vendit.