Portofoli

“San Pietro” Risi në turizëm – News, Lajme – Vizion Plus

Portofoli

 

Turizmi është duke u shndërruar përditë dhe më shumë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë Shqiptare. Tashmë në Shqipëri nevoja për për resorte elitare është kthyer në një domosdoshmëri. Në bregdetin e Adriatikut një Resort i tille elitar është duke marrë jetë.

Në San Pietro Resort, i cili është një nga resortet më të medha , jo vetëm në Shqipëri, por në gjithe rajonin, punimet janë duke vijuar me ritme te shpejta, për të sjellë një vision të ri të turizmit në vendin tonë, si dhe një mënyrë jetese të një niveli të lartë.

I projektuar në cdo detaj me kujdesin më të madh për të qënë unik, San Pietro Resort përmbush të gjitha kriteret për të ofruar standartet më të larta ndërkombëtare. Arkitektet kanë menduar në detaje, për të sjellë edhe një stil unik.

Pjesë e këtij resorti është edhe hoteli I parë me 5 yje në bregdetin shqiptar, I cili vjen nën menaxhimin e “MELIA GRUP”, një ndër brandet e mirenjohura në turizmin elitar. San Pietro Rezort, në një largesi vetëm 40 kilometra nga Tirana do te ofrojë për rezidentët dhe klientet e tij edhe një mënyrë të re të menaxhimit të shërbimeve të ofruara brenda këtij resorti.