Vizion Plus ka filluar transmetimet në vitin 1999. Fillimisht në nivel lokal, për të kaluar më pas me një shtrirje në mbi 90 % të territorit të Shqipërisë. Vizion Plus është një televizion gjeneralist dhe zotëron licensë kombëtare për gjithë territorin shqiptar. Transmetimi njëzet e katër orë në satelit e ka shndërruar “Vizion Plus”-in në një dritare informacioni dhe argëtimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë botën.

https://www.vizionplus.tv/

Tring TV – Themeluar në vitin 2006, me pjesëmarrje 100% të “Concord Investment”, “Tring” është një nga kompanitë më të mëdha në vend në fushën e transmetimeve televizive dixhitale tokësore, satelitore dhe OTT.

Paketat televizive “Tring” numërojnë deri në 120 kanale me një program të larmishëm dhe të përshtatshëm për të gjithë familjen nga ku, 26 kanale janë prodhime origjinale të “Tring” që u përkasin kategorive: Dokumentare, Filma, Seriale, Fëmijë, Lifestyle etj. ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga kanalet më të mira lokale dhe ndërkombëtare.

https://www.tring.al/

ASC

Themeluar në vitin 2006, “ASC” është ofruesi kryesor i Hi-Speed Internet, i shërbimit të telefonisë, atij kabllor dhe “IPTV”-së, për klientët familjarë dhe bizneset në Shqipëri. Falë portofolit  të integruar të produkteve dhe shërbimeve, “ASC” ofron thjeshtësi dhe komoditet për 35.000 abonentët në të gjithë Shqipërinë.

Duke investuar gjithnjë në teknologjinë më të fundit, “ASC” mundëson komunikimin e sigurt të klientëve të tij nëpërmjet një strukture solide duke ofruar kështu një shërbim cilësor dhe novator.

Living është i pari dhe i vetmi brand në Shqipëri për stilin e të jetuarit. 

Revista “Living”, Living TV, shtëpia botuese “Living” dhe portali Living.al janë pjesë e platformës Tring. 

http://www.living.al/