Portofoli

Nuk ndalet puna në “San Pietro”/ Kantieri i ndërtimit vazhdon me zbatimin e projektit

Portofoli

Kjo e enjte është një ditë e zakonshme pune në kompleksin më të madh turistik në San Pietro, në gjirin e Lalëzit.

Të gjithë punëtorët janë në punë për të ndjekur grafikun e përcaktuar të punimeve. Por për t’ju përshtatur kushteve që dikton pandemia, kompania zbatuese ka zhvendosur punimet në ambjentet e jashtme, duke u fokusuar të infrastruktura rrugore, por jo vetëm.

Ndërsa punimet e brendëshme në objekte vila, do të kryehen në një fazë të dytë, teksa situata nga virusi të normalizohet. Drejtori i kantierit, thotë se edhe pse jemi në një situatë të pazkontë, puna në këtë investim nuk është ndalur, ç’ka nuk do të sjellë vonesa për klietët.

Situata është e njëjtë edhe në punimet e hotelit më të madh që po ndërtohet, “Melia Internacional”, pjesë e kompleksit.

Punimet janë në një fazë të avancuar. Zgjatja e fashave të orarit të punës ka bërë që i gjithë kantieri të jetë në kapacitet të plotë pune.

Kompleksi “San Pietro Resort” po  ndërtohet në Shqipëri, është ndër më të mëdhenjt në Ballkan. Grupi “Concord” ka përfituar statusin e investitorit strategjik, pasi po kryen një investim të parin e këtij lloji në vëndin tonë duke ofruar të gjitha standaret ndërkombëtare të  një komplesi turistik.

Burimi: Vizion Plus

https://www.vizionplus.tv/nuk-ndalet-puna-ne-san-pietro-kantieri-i-ndertimit-vazhdon-me-zbatimin-e-projektit/