Rezidenca Alba

Projects

ART BRENDA QYTETIT

Duke i qëndruar besnik traditës së Komplekseve Rezidenciale, sjellim Risi në konceptin e ndërtimit. Shija e hollë e projektimit të Rezidencës, e krijuar në një ndër studio më të mira Italiane “Oikos Proggetti” Srl nga arkitekti De Lelis, sjell këtë projekt të veçantë, duke bërë një hap përtej asaj që shohim në tregun e ndërtimeve në vend.

Për Ne, vlerat dhe suksesi i biznesit tonë matet nga numri i klientëve të kënaqur dhe nga përshtypjet pozitive që marrim nga ata. Të vendosur për të sjellë gjithmonë standarte të reja e për të krijuar projekte që ruhen brez pas brezi, ne mendojmë për çdo detaj të projektit duke mos bërë kompromise për cilësinë e lartë të ndërtimit.

Rezidenca ofron një mënyre jetese të veçantë dhe moderne në të njëjtën kohë. Cilësi e lartë ndërtimi, jo vetëm brenda apartamentit, por edhe në fasadë me dekore unike. Stili i ndërtimit është projektuar me dritare në dimensione të mëdha që të lejojnë pamje panoramike të rrethinës dhe i japin ndriçim natyral ambienteve të brendëshme. Element i veçantë i godinës janë BOW-WINDOWS-et, të cilat sjellin veçanti në fasadë . Arkitektura dhe stili modern i kësaj Rezidence i ka tejkaluar pritshmëritë dhe aspiratat e klientëve.

Rezidenca Alba, pa dyshim është një investim i sigurtë.

 

Website: http://www.rezidencaalba.al/sq/index.php