Portofoli

Një park industrial për Tiranën. Nis zbatimi i fazës së dytë për bizneset e huaja dhe vendase

Portofoli

Parku industrial i Tiranës është sot shtëpia e biznesit. Njësoj si çdo familje që ka në banesë të gjitha komoditetet e nevojshme edhe këtu sipërmarrja nis dhe mbyll ciklin e saj ekonomik. Valbona Begolli themeluese e kompanisë “Albpastrim” është një sipërmarrëse që ka zgjedhur të zhvendosë aktivitetin e saj nga zona urbane këtu në parkun industrial dhe ka disa arsye pse ka bërë këtë zgjedhje.

Një nga pikat e forta të këtij investimi është pozicioni gjeografik, një nyje strategjike, 11 km larg Tiranës dhe 27 nga Durrësi, i lokalizuar pranë mbikalimit të Rinasit.  Ky park modern, shërben edhe si një identifikim dinjitoz për partnerët e huaj të bizneseve që operojnë në të.

Kompanitë që janë bërë pjesë e këtij parku janë të shumëllojshme. Timak është një prej tyre që operon në fushën e prodhimit dhe modifikimit të automjeteve. Administratorja Arjeta Puca pas një më shumë 30 vitesh eksperiencë jashtë shtetit, në parkun industrial ka gjetur eksperiencën ndërkombëtare.

Mund të themi pa frikë se parku industrial i Tiranës nxiti interesin e shpejtë të bizneseve për të zhvendosur ciklin e aktivitetit të tyre një vend të vetëm. Kompania ndërtuese “Edil Al” ka nisur tashmë zbatimin e fazës së dytë të këtij projekti.

I gjithë parku shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej 75 mijë metra katrorë dhe ofron të gjithë lehtësirat e mundshme për të bërë biznes, duke nisur nga magazinimi  i mallit, krijimi i showroom-it tek zyrat e bollshme, parkimi i garantuar si dhe mbi të gjitha ofron një ndërtim cilësor.

Burimi: Vizion Plus

https://www.vizionplus.tv/nje-park-industrial-per-tiranen-nis-zbatimi-i-fazes-se-dyte-per-bizneset-e-huaja-dhe-vendase/