Portofoli

“Real Estate”

E tashmja dhe e ardhmja e industrisë “Real Estate”

Portofoli

“Real Estate”

Pandemia e Covid-19 gjunjëzoi cdo sektor të ekonomisë, për shkak të masave ekstreme që u morën në funksion të parandalimit të infektimit, masa që arritën në mbarë globin në lockdown. Por si ndikoi kjo pandemi në sektorin e Real Estate?

Referuar një studimi të kompanisë ndërkombëtare  “Nuveen” sektori më I goditur është ai I hotelerisë, pas tij vjen “retail”. Por kthimi në normalitet mbetet ende larg, ndaj termi “smart working” apo puna nga shtëpia bëri që intersi për ambjente për zyra biznesi, të bjerë. Por kjo është njëra anë e medaljes. Në industrinë e “Real Estate” degët  që lidhen me shitjen e objekteve rezidenciale, ato të kujdesit shëndetësor apo magazinimit ishin ndër sektorët që ofruan qëndrueshmëri. Studimi evidenton se edhe sektorët si ai industrial, I telekomunikacionit si dhe ai I “qëndrave të të dhënave” ose ndryshe njhet si “data center” patën ecuri pozitive.

 

“Real Estate” në Shqipëri

Jo vetëm në SH.B.A por edhe në vëndin tonë, sektori “rezidencial” shënoi rezultate pozitive. Qytetarët u zhvendosën drejt zonave me më pak dendësi, në ajër të pastër dhe larg ekspozimit të qëndrave urbane, pra në ato që konsiderohen shtëpi të dyta. Ky fakt solli një interes të shtuar drej rezidencave në periferi apo strukturave “sub-urbane” që në vëndin tonë mëshirohen në godinat lukzose në Gjirin e Lalzit. Pikërisht këtu ndodhen disa resorte e shtëpi banimi që falë edhe shërbimeve që ofrohen po kthehen në zgjedhjen e parë për banim nga qytetarët. Ndërkohë që një trend gjithmonë në rritje është edhe rritja e kërkesës për të poseduar “njësi shërbimi” brenda këtyre rezidencave, të cilat do të plotësojnë me produkte jetësore dhe nevojat e banorëve.  Me po të njëjtin interes, këtë trend të ri po e shohin edhe kompanitë e shërbimeve të dedikuara, duke filluar nga ato të internetit, të telefonisë, deri tek posta, ndryshe shpërndarja e shpejtë e porosive “delivery”. Kjo qasje e re mund të shërbejë edhe si një skenar potencial për sa i përket investimeve në infrastrukturën e këtyre zonave të reja urbane, të ndërtuara rishtas në saj të ndryshimit të pritshmërive për të jetuar larg qendrave urbane.

 

Foto: San Pietro Resort-Gjiri i Lalzit

 

Si do të jetë e ardhmja e industrisë

Duhet thënë se Shqipëria është një vend i përshtatshëm për të jetuar përgjatë 12 muajve të vitit, kjo falë klimës mesdhetare.Duke iu rikthyer skenarit që pritet të ndodhë, pra atë të qasjes së pritshmërive të klientëve të huaj për të spostuar jetesën e tyre në Shqipëri, së fundmi qeveria shqiptare ka propozuar një projekt-ligj për “rezidentë afat-gjatë në Shqipëri”. Miratimi i tij do të sillte një ndryshim të panoramës aktuale të industrisë “real estate” vecanërisht në këto rezidenca banimi të ndërtuara së fundmi me standarte cilësore përgjatë bregdetit shqiptar. Ky fakt do të sjellë edhe rritjen relativisht të cmimit të apartamenteve, saktësisht atë që parashikon edhe studimi i “Nuveen” Real Estate. Një skenar i tillë, pra i të jetuarit në “qendra të reja banimi”, “rrezikon” dukshëm ta kthejë në këtë rast Gjirin e Lalzit në një mini-“San Belt” amerikan. Kjo nisur edhe nga të komponentët që paraqet zona rezidenciale, e cila vazhdon të jetë e lakmuar si nga ana e blerësve potencial në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. E gjitha kjo edhe falë investimeve cilësore që janë duke u realizuar në Gjirin e Lalzit, si Resorti “San Pietro”, pjesë e te cilit eshte edhe Hoteli me 5 yje “MELIA”, një brand mjaft i njohur botëror në industrinë e turizmit.

 

 Përse të blesh në këto kohëa është një sipërmarrje e guximshme dhe me përfitim?

Industria “Real Estate” si në cdo treg tjetër bazohet në binomin e pandarë: “kërkesë-ofertë”.  Studimet e huaja konfirmojnë faktin se: “Prej vitesh kërkesa për të blerë është disa herë më e lartë se sa oferta e pasurive të paluajtshme dhe si e tillë pandemia nuk pritet të ndikojë aspak në këtë industri”. Kjo situatë tregon se kategoria “besnike” e industrisë shqiptare të “Real Estate”, e fokusuar tek blerja e pasurive të paluajtshme, kryesisht ato rezidenciale, më shumë ka përfituar se sa ka humbur nga kjo periudhë e vështirë. Nga ana tjetër edhe sektori bankar është më I priruar për të kredituar investimeve të tilla, më shumë sesa të mbajnë fondet në depozita, normat e interesit të të cilave nuk janë aspak favorizuese. Njëkohësisht bankat e nivelit të II-të kanë hedhur në treg oferta të larmishme “kredie për shtëpi”, për të joshur kështu klientët e tyre falë edhe bashkepunimit me investitorët seriozë duke lehtësuar edhe kushtet e kreditimit. Shëmbulli konkret është kompleksi  “Fiori di Bosco” në Rrugën “Don Bosko”, një marrëveshje e cila përfshin një paketë procedurash për blerjen e një pasurie të paluajtshme me kushte lehtësuese dhe preferenciale. Në përfundim vlen të përmendim atë që Kai Enders, një prej drejtuesve të Kompanisë së mirënjohur në industrinë botërore të “real estate”, “Engel & Volkers AG” konfirmon: “Kërkesa për blerje të shtëpisë nuk do të bjerë për shkak të Coronavirus-it, sepse njerëzit duan gjithmonë të jetojnë. Dhe të jetosh shëndetshëm duhet të bësh investimin e duhur në kohën e duhur. Pandemia një ditë do të mbarojë dhe në mbarë globin sektorët e ekonomisë do të hasen me një kërkesë edhe më të lartë konsumatore, për rrjedhojë cmimet nuk do të jenë më të njëjta.

 

Foto: San Pietro Resort-Gjiri i Lalzit

 

BURIMI: https://www.vizionplus.tv/