Portofoli

edhe jashtë Shqipërisë/ Modelet më të reja të makinave edhe në Kosovë

“Albanian Motor Company”, edhe jashtë Shqipërisë/ Modelet më të reja të makinave edhe në Kosovë

Portofoli

edhe jashtë Shqipërisë/ Modelet më të reja të makinave edhe në Kosovë

“Albanian Motor Company”, pjesë e “Concord Investment”, zgjerohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Që prej 1 shkurtit 2021, “Albanian Motor Company” ka marrë nën drejtimin e saj edhe “Kosova Motors”, importuesin dhe distributorin e vetëm të autorizuar të automjeteve “Ford” dhe “Hyundai” në territorin e Republikës së Kosovës.

Përveç importimit dhe distribucionit, ajo ka marrë nën drejtimin e saj edhe servisin e autorizuar për të dyja brandet, në të cilët të gjithë klientët do të gjejnë pjesë origjinale të autorizuara për mjetet e tyre, si edhe shërbim profesional nga mekanikë të specializuar.

Ashtu si edhe në Shqipëri, edhe pranë “Kosova Motors” do të jenë modelet më të reja dhe më të fundit të të gjitha llojeve. Duke filluar që nga veturat e vogla dhe ekonomike, e deri tek SUV-et si “Ford Puma”, “Kuga”, “EcoSport” apo “Hyundai Kona”, “Tucson”, “Santa Fe”, të cilët plotësojnë më së miri preferencat e qytetarëve.

Nuk mbeten jashtë vëmendjes as bizneset, të cilët mund të gjejnë mjetet e duhura për të zhvilluar dhe rritur bizneset e tyre, duke marrë cilësinë dhe teknologjinë më të fundit me çmimet më konkurruese në treg.

Ky zgjerim vjen një vit pasi “Albanian Motor Company” mori nën drejtimin e saj brendin e famshëm internacional “Hyundai”.

“Albanian Motor Company”nisi rrugëtimin e saj në industrinë automobilistike 16 vite më parë në tregun shqiptar dhe sot ajo konsiderohet si kompania lider në këtë treg, duke përfaqësuar 30% të tij.

    

 

BURIMI: https://www.vizionplus.tv/