Portofoli

10 vjet Tring !

Portofoli

10 VJET TRING, E VETMJA MEDIA MULTIDIMENSIONALE!

baner 10 vjet tring 700x398 2

Tring feston sot 10 vjetorin. Krijuar në vitin 2008, Tring mbetet e vetmja media multidimensionale në Shqipëri, duke qene zgjedhja e parë për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

Në këto 10 vjet, Tring ka ardhur tek ju me një sërë shërbimesh. Platforma e cila kënaq shijet dhe preferencat e çdo moshe, ju dhuron eksperiencën unike të shijimit të televizionit falë larmishmërisë së kanaleve për të gjithë familjen dhe produksioneve 100% shqiptare. Interneti Tring ju mundëson lundrimin në internet të shpejtë, të sigurt dhe pa kufizim deri në 24 Mbps.

Plot 120 kanale në My Tring IPTV, ofrojnë emocion dhe larmishmëri, por mbi të gjitha më shumë kontroll dhe personalizim të televizorit tuaj. Shihni gjithҫka që ju dëshironi: në ҫdo kohë, kudo dhe në ҫdo pajisje! Tring ju lidh me familjen dhe miqtë tuaj brenda dhe jashtë vendit me shërbimin e telefonisë, duke shkurtuar kështu çdo distancë me të dashurit tuaj.
Duke qenë operatori i vetëm që ofron shërbimin Triple PLAY (Internet, Telefoni, Televizion) në një paketë të vetme, Tring ka përmirësuar mënyrën se si njerëzit shijojnë argëtimin.
Ky 10 vjetor e gjen kompaninë Tring më pranë shqiptarëve se çdo kompani tjetër në treg. Me një sy në teknologjinë më të fundit dhe një grup të udhëhequr nga ekspertë, jemi të aftë të ofrojmë shërbime të cilësisë së lartë dhe të plotësojmë pritshmëritë e klientëve tanë. Tring është një realitet i konsoliduar, gjithmonë në rritje, gjithmonë inovativ.

tingoss